Kryetari Veseli në 30 vjetorin e heronjve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu: Ata ishin pushkët e para të lirisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha sot në 30-vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, se ata ishin pushkët e para të lirisë, paraardhësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në 30 vjetorin e rënies, sot me krenari kujtojmë heronjtë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu. Ata ishin paraardhësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pushkët e para të lirisë. Kombi jonë do të jetë krenar për ta dhe do të përulet para gjithë heronjve të rënë në luftën për liri”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Foto: https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1404043866437482&id=214842955357585&sfnsn=mo