Kryetari Veseli: Edhe kombëtaret tjera do të gjunjëzohen para Kosovës

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se Kombëtarja e Kosovës në futboll është krenaria e kësaj republike.

Ai madje tha se edhe kombëtaret e tjera do të gjunjëzohen para saj në arenën ndërkombëtare, njofton Klan Kosova.

“Kombëtarja jonë në futboll është krenaria e Republikës së Kosovës. Herët ose vonë të gjithë do të gjunjëzohen para mrekullisë së saj në arenat ndërkombëtare të futbollit. Ju lumtë djema!”, ka shkruar ai në Facebook.