Kryetari Veseli viziton fshatin Carallukë thotë se politikanët i braktisën prodhimet vendore kur erdhën në pushtet

Sot, lideri i PDK-së, Kadri Veseli vizitoi fshatin Carallukë në ditën Botërore të Ushqimit, me ç’rast ka vizituar pemishten e mollëve të Qamil Hotit si dhe pikën e grumbullimit të qumështit të Sami Kastratit.

Ai tha se këto dy biznese gjatë pandemisë janë dëmtuar rëndë dhe siç thotë ai ndihen të braktisur nga shteti.

“Sot është Dita Botërore e Ushqimit e me këtë rast shkova në fshatin Carallukë për të vizituar pemishten e mollëve të Qamil Hotit si dhe pikën e grumbullimit të qumështit të Sami Kastratit. Produktet e tyre ushqimore janë të shkëlqyera mirëpo të dy këto biznese të sektorit të prodhimit janë dëmtuar rëndë prej pandemisë e ndihen të braktisur prej shtetit”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Z. Veseli tha se politikanët të cilët më së shumti janë thirrur tek mbrojtja e prodhimeve vendore sipas tij kur erdhën në pushtet i braktikën totalisht ato.

“Politikanët që më së shumti janë thirrur tek mbrojtja e prodhimeve vendore kur erdhën në pushtet i braktisën ata totalisht gjatë pandemisë. Jo vetëm që nuk i ndihmuan por edhe i dëmtuan nëpërmjet heqjes së taksës pa asnjë kusht duke mundësuar importin e produkteve nga serbia të cilat janë të subvencionuara me të vetmin qëllim që t’i vendosin prodhimet vendore tona në konkurrencë të pandershme”, ka shkruar ai në fb.

0